Lajme

LDK e publikon listën e plotë, Osmani bartëse, dy kandidate të saj brenda 10’shes

05/12/2026 23:11
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, ku bartëse e listës është Vjosa Osmani me numrin 1, raporton GazetaBlic.

Pas saj renditet kryetari i partisë Lumir Abdixhiku, duke kompletuar kreun e listës së LDK-së.

Ndërkohë, si befasi në këtë listë po konsiderohet fakti që dy figura të njohura të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, nuk janë pjesë e dhjetëshes së parë të kandidatëve.