Lajme

Shkëlqim Kameri i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës- Dalin pamjet

09/07/2022 20:30
nga:Genita C

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri shihet duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

“Përdhunuesi i 11 vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit,” – ishte përshkrimi i videos.

Kameri në këtë video dëgjohet duhet i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet duke thënë Kameri

“Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” dëgjohet duke thënë Kameri.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri shihet duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka thënë se Kameri nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-se dhënë Insajderit.

Ndonëse, ende nuk dihen arsyet përse Kameri i është nënshtruar trajtimit shëndetësore.