Lajme

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

09/26/2022 09:18
nga:Genita C

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë sekustruar dy armë zjarri në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastet janë shoqëruar në polici tre persona.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor 3 persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas policisë, sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme.

Bëhet e ditur se rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.