Lajme

AAK i propozon Qeverisë katër masa urgjente për krizën ekonomike

03/23/2026 13:09
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, së bashku me kolegë, do të dorëzojë sot në ora 15:00 një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, duke propozuar katër masa urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend, raporton GazetaBlic.

Pas dorëzimit, Tahiri do t’u drejtohet mediave në ndërtesën e MINT.