Sporti

Nuk ka të ndalur që dy vite | “Makineria” e golave, Drin Ymeri “pushtohet” nga ofertat, pasi i përfundoi kontrata me Vjosën

05/29/2024 21:02
nga:Mergim Rreci

Drin Ymeri ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Vjosës në Ligën e Parë.

Sulmuesi Ymeri realizoi 14 gola dhe 4 asistime në edicionin e kaluar, duke dhënë sinjale të qarta që ka të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.

Pikërisht, këtë gjë e dëshmoi në sezonin pasues, duke ‘shpërthyer’ para portës, me 21 gola dhe 5 asistime.

Kontrata e tij me skuadrën e Vjosës ka përfunduar dhe ‘GazetaBlic Sport’ mëson se ka shumë skuadra që janë afruar me oferta tek sulmuesi në fjalë.

Sipas të gjitha gjasave, Ymeri do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në edicionin që po vjen, atje ku pritet të vazhdojë ngritjen e tij profesionale në karrierë.

/GazetaBlic Sport/