Lajme

Hykmete Bajrami: Konkursët në drejtësi në kundërshtim me ligjin, qeveria në detyrë po shkel kufizimet ligjore

05/07/2026 12:06
nga:Genita C

Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë në detyrë për shpallje të konkurseve të reja në kundërshtim me Ligjin për Qeverinë, raporton GazetaBlic.

Ajo ka bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë ka hapur edhe tri pozita të larta udhëheqëse, përfshirë poste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar.

Sipas Bajramit, një qeveri në dorëheqje nuk ka mandat të plotë për të inicuar emërime të reja në pozita publike dhe duhet të kufizohet vetëm në kryerjen e punëve të domosdoshme.

Postimi i plotë: