Lulzim Krasniqi nga KEDS ka njoftuar se, në përputhje me vendimin e ZRRE-së të 13 gushtit, janë shkyçur mbi 90% e mbi 1400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë që nuk kanë arritur marrëveshje për furnizimin me energji elektrike nga një Furnizues i licencuar.
Krasniqi për GazetaBlic theksoi se pjesa tjetër e pikave matëse do të shkyçet gjatë ditëve në vijim, nëse nuk bëhet një marrëveshje valide për kalimin në tregun e hapur të energjisë.
“Gjatë ditës së djeshme, në respektim të njoftimit-vendimit të ZRRE-së të 13 gushtit, KEDS ka bërë shkyçjen e rreth 90% prej mbi 1400 pikave matëse të konsumatorëve komercialë, të cilët nuk kanë arritur marrëveshje për treg të hapur të energjisë me ndonjërin nga Furnizuesit e licencuar nga ZRRE-ja.
Pjesa e mbetur e pikave matëse do të shkyçet gjatë ditëve në vijim, gjithnjë nëse nuk kanë arritur në ndërkohë një marrëveshje valide me një Furnizues”, tha Krasniqi për GazetaBlic.
Kritikohet vendimi për shkyçjen e bizneseve dhe liberalizimin e energjisë


