Drita e zhvillon sonte ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
“Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, atje ku atmosfera pritet të jetë fantastike.
Drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Dritës, Feti Murseli, ka konfimruar për ‘GazetaBlic Sport’, se deri mbrëmë janë shitur rreth 3 mijë bileta.
Ai shtoi poashtu se në bazë të praktikave të kaluara, në ditën e fundit të ndeshjes, ka shitje më të madhe dhe se pritshmëritë janë që rreth 6 mijë bileta të shiten deri në fillim të ndeshjes.
“3 mijë bileta janë shitur deri në mbrëmjen e kaluar. Në bazë të praktikave të kaluara, ditën e ndeshjes ka fluks më të madh të shitjes së tyre. Pritshmëritë janë që rreth 6 mijë të shiten deri në fillim të ndeshjes”, deklaroi Murseli.
/GazetaBlic Sport/


