Sporti

Lumbardh Dellova titullar në finalen e Kupës së Bullgarisë

05/22/2025 17:14
nga:Mergim Rreci

Ludogorets dhe CSKA përballen me njëra-tjetrën në një finale historike të parë midis tyre për Kupën e Bullgarisë.

Ndeshja në stadiumin kombëtar Vasil Levski fillon në orën 18:00, atje ku tek CSKA Sofia nga minuta e parë do të luajë edhe mbrojtësi kosovar, Lumbardh Dellova, shkruan GazetaBlic Sport.

Në bankën rezervë tek CSKA Sofia është edhe sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi.