Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është sqaruar pas demantimit nga Zëvendës Sekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i cili pëgënjeshtroi deklaratën e Bislimit, ku kishte thënë se Zëvendës Sekretari i Këshillit Evropian ka mbështetur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropian.
“Me të vërtetë falënderues për Bjorn Berge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhej të ishte “ne informuam”, ka shkruar Bislimi mbi reagimin e Zëvendës Sekretarit të Këshillit Evropian.
Really thankful to @DSGBjornBerge for the excellent meeting and the exchange of views. Truly sorry for the choice of the inadequate term in my last tweet. Instead of “he welcomed”, the correct description should state “we informed”. https://t.co/hpI3U1VFUJ
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 10, 2022
Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Besnik Bislimit


