Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Besnik Bislimit, zëvendësit të kryeministrit Albin Kurti.
Kjo kërkesë është bërë nga zyrtarët e LDK-së në një konferencë për media.
Reagimi nga LDK erdhi pasi Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, e demantoi Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm të zhvilluar në Strasburg.
Berge sot i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.
Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.
Ndërkohë, qeveria ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë skandal diplomatik.


