Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për zgjedhjet e brendshme të subjektit që përfaqëson e ku do të zgjedhet kryetari i ri dhe Kryesia e re e partisë më të madhe opozitare.
Totaj, ka thënë se deri tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare por që është shprehur se më 3 korrik edhe kur është paralajmëruar Konventa e PDK-së do të votohet për kryetarin e ri, por para kësaj sipas tij duhet të shikohen se edhe kush mund të jenë kandidatët e tjerë.
Ai ka thënë se emrat që janë përfolur në media për të marrë timonin e PDK si Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi e Vlora Çitaku ende nuk janë zyrtarizuar.
“Janë emra që janë përfolur, unë si nënkryetar i partisë nuk kam ndonjë emër të preferuar se kush duhet të marr drejtimin e partisë por e di se me 3 korrik PDK do të jetë me drejtues të ri”, ka thënë Totaj për Gazeta Blic.
Shaqir Totaj, është edhe kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Ai tha se dega e PDK në Prizren është e koncentuar për t’a rikthyer “Jerusalemin” e PDK, duke lënë të kuptohet se si degë dhe si nënkryetar nuk do të përzihen shumë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Punët në Prizren po na shkojnë mirë jemi të angazhuar maksimalisht që besimin e qytetarëve të Prizrenit t’ia kthejmë PDK, ju e dini se ka një keqqeverisje në Prizren nga kryetari aktual”, tha Totaj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK Enver Hoxhaj, zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet e brendshme në këtë parti e ku me 3 korrik do të mbahet Konventa e PDK, ku nga aty do të dalë kryetari i ri dhe Kryesia e re.
Zgjedhjet e parakohshme në këtë subjekt politik mbahen pas shkuarjes në Hagë, të Kadri Veselit.
Enver Hoxhaj ka deklaruar se zgjedhjet në PDK janë shtyrë me shpresën se Kadri Veseli do të lirohet nga Haga, por pas refuzimit nga ana e Gjykatës , PDK do të zgjedh kryetarin e ri.
Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së