Lajme

Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së

06/22/2021 11:10
nga:Q R

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, konfirmon për ‘Gazeta Blic’ se Enver Hoxhaj është kandidat për të parin e PDK-së.

Derisa flet për konventen zgjedhore te 3 korrikut, Haliti thekson se përveç Hoxhajt nuk është paraqitur ndonjë kandidat tjetër.

“Enver Hoxhaj është kandidat, por për të tjerë përveç llafeve në medie askush nuk është paraqitur deri tash as vullnetarisht. Tani këto që dalin nëpër medie edhe mund të jenë, por unë nuk kam kandidatura të cilat janë zyrtare, përjashtuar Enver Hoxhaj që e ka deklaruar vetë vetën që do te jetë kandidat. Unë nuk kam ndonjë kandidat sepse nuk e di akoma a do të ketë kundër kandidat apo s’do të ketë”, vlerëson Haliti.

Kurse, Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së, dje përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për hapjen e garës, megjithatë ka hezituar që të tregojë nese personalisht do t’ia mësyejë kësaj gare për kreun e partisë.

“Në këto 8 muaj të udhëheqjes së partisë si Ushtrues i Detyrës së Kryetarit, kam takuar dhjetëra e qindra aktivistë, themelues, qytetarë e struktura nëpër të gjithë Kosovën. Kam dëgjuar me vëmendje e kërshëri secilin opinion e propozim për rrugën që duhet të ndjekë PDK-ja në të ardhmen.”, ka shkruar Hoxhaj.

Kryesia e PDK-së ka marrë vendim për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të partisë, të shtunën, më 3 korrik.

/GazetaBlic.

Garë e nxehtë: A do të kandidojë Enver Hoxhaj për kryetar të PDK-së?