Lajme

“S’po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”

04/23/2021 23:53
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se qeveria ende s’ka program, agjendë dhe plan. Thotë se ka dështuar në sigurimin e vaksinave.

“Sot nuk diskutohet për program…Qeveria çdo ditë po prodhon shumë të panjohura. Është e pabesueshme me çfarë temash po merret Qeveria e Kosovës”, tha Tahiri në emisionin DPT te Fidani.

“Shpresoj që ditëve në vijim do të na sjellin diçka në Kuvend që të diskutojmë. Ne s’po kemi kujt me i bo opozitë”, shtoi ai.

“Nuk pres mrekulli në aspektin e ekonomisë brenda 100 ditësh por pres një plan të qartë se si e sheh kjo qeveri zhvillimin ekonomik brenda katër vjetësh”, thotë Tahiri duke kritikuar mungesën e planit qeverisës.

“Kjo qeveri nuk sjell në Kuvend asnjë iniciativë. Nuk po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”, rithekson ai.

Tahiri ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë kundër Covid-19.

Pacolli: Nuk fjeta deri në orën 3 të natës, pos votës time, koalicionit aktual i sigurova edhe dy vota të tjera për Vjosa Osmanin