Lajme

Spitali i Pejës pranon donacion nga FSK-ja

07/15/2021 08:42
nga:Y I

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka pranuar një donacion nga Ushtria e Kosovës.

Sipas njoftimit të spitalit, në këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse.

“Ushtria e Kosovës FSK-ja, solli dje një donacion në Spitalin e Përgjithshëm Pejë. Ne këtë donacion ishin 4000 maska, 3000 dorëza, 2000 mantila dhe 1000 kapele mbrojtëse”.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon FSK-në që gjithmonë e kemi në mbështetje”, thuhet tutje në njoftim.