Sporti

Spirit kualifikohet në ‘Legends Stage’ pas fitores ndaj Astralis

05/11/2022 14:58
nga:L J

Spirit u bë skuadra e parë nga ‘grupi 2-1’ që siguroi vendin e tyre në fazën e Legends të PGL Major Antwerp – pasi mundi Astralis në dy harta, 16-12 në Overpass dhe 16-6 në Ancient.

Astralis do të luftojë pas humbjes nga Spirit pasi rekordi i tyre qëndron në 2-2, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi rus, Spirit i bashkohet G2 dhe Vitality si një nga skuadrat që kanë dalë nga Stage Challengers.

Kujtojmë se më vonë sonte (19:30), Bad News Eagles do të ballafaqohet me ENCE.

/GazetaBlic Sport