Sporti

Spektakël, përplasje e kartona të kuq në ndeshjen mes SHBA dhe Meksikës

06/16/2023 11:52
nga:Mergim Rreci

Në një ambient të tensionuar u luajt në shtetin e Nevadës gjysmëfinalja SHBA-Meksikë të Ligës së Kombeve CONCACAF, e cila u mbyll me fitoren (3-0) të kombëtares së Amerikës së Veriut.

Në dy raste, lojtarët u përfshinë në konfuzion dhe përplasje, në një ndeshje që përfundoi me dy përjashtime për secilën palë: Weston McKennie dhe Sergino Dest, nga Shtetet e Bashkuara dhe Cesar Montes dhe Gerardo Arteaga, nga Meksika, transmeton GazetaBlic Sport.

Amerika u kualifikua në finale dhe në këtë kompeticion do të luaj ndaj Kanadës, e cila mposhti Panamanë.