Lajme

Specialja arreston komandantin “TOPI” – Haxhi Shala

12/11/2023 09:24
nga:N K

Dhomat e Specializuara e kanë nisur sot një operacion të bastisjeve në Kosovë.

Siç raporton gazeta Sinjali, në këtë operacion është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI”.

Specialja së fundmi ka pasur edhe disa bastisje në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Artan Behramit si dhe Ismail Sylës.

Kjo gjykatë, më 3 nëntor e ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, i cili dyshohet për pengim të drejtësisë.

Lidhur me rastin e arrestimit të Haxhi Shalës, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.