Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në një ndeshje miqësore.
Ky takim zhvillohet në “RCDE Stadium” në ora 19:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këto ditë të grumbullimit, për fat të mirë grupi i lojtarëve nuk ka pasur probleme me dëmtmet dhe trajneri Edy Reja është i lirë në përzgjedhjen e formacionit titullar për ndeshjen ndaj iberikasve.
Ky takim do të transmetohet direkt edhe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).



