Lajme

Spanja feston, ‘Furia e Kuqe’ është KAMPIONE E BOTËS!

07/20/2026 01:10
nga:Mergim Rreci

Spanja është shpallur kampione e Kupës së Botës 2026, pasi në finalen e madhe mposhti Argjentinën me rezultat minimal 1-0.

Heroi i mbrëmjes ishte Ferran Torres, i cili realizoi golin vendimtar, duke i siguruar “La Roja”-s trofeun e dytë në historinë e Kupës së Botës.

Pas një finaleje të luftuar dhe me pak raste për shënim, ishte një moment vendimtar i Torres që bëri diferencën, ndërsa spanjollët ruajtën epërsinë deri në fishkëllimën e fundit për të nisur festën e madhe në MetLife.

/GazetaBlic Sport/