Luciano Spalletti ishte dukshëm i zhgënjyer pasi humbja e Napolit në shtëpi ndaj Milanit e çoi hapur garën e Scudetto-s.
Milan e mundi Napolin në shtëpi me rezultat 0-1 me golin e Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic Sport.
Në konferenën për media pas ndeshjes, Spalleti u pa i zhgënjyer nga paraqitja e ekipit të tij.
“Nëse nuk mund ta përballoni presionin, bëhet pothuajse e pamundur të fitosh“, tha fillimisht ai.
“Ne filluam mirë, e kaluam atë, ndoshta duhet të kishim bërë zgjedhje të ndryshme në disa situata, por bëmë disa gabime pas rifillimit dhe nuk ishim mjaft prerës për të krijuar mundësi shënimi”, vazhdoi Spalleti.
“Nëse luani për krye të tabelës siç luajtëm ne këtë mbrëmje, atëherë niveli rritet. Nëse nuk mund ta përballoni presionin, atëherë bëhet pothuajse e pamundur të fitosh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


