Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti u shpreh se lojtarët e tij patën performancë të mirë pavarësisht humbjes me rezultat 1-0 ndaj Milanit.
“Nuk kam asgjë për të tretur, sepse është kohë e humbur për të komentuar një lojë pasi është zhvilluar: nuk ka kthim prapa. Më tepër do të komplimentoj Maignan [portierin e Milanit] për atë që ka bërë, dhe Milanin, të cilët janë me të vërtetë një ekip i madh. Edhe me dhjetë lojtarë [Anguissa u përjashtua, në 74′], ne bëmë mirë. Loja shkoi ashtu siç ishte parashikuar dhe djemtë e mi ishin të guximshëm”, tha trajneri i ‘partenopeit’ në fund të lojës në San Siro, për Sky, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më kujtohet atmosfera e Diego Armando Maradona në ndeshjen e fundit me ta për Serinë A [0-4, fitorja e Milani] dhe jam ende në pritje të një shpjegimi. E patë atmosferën përvëluese të San Siros në atë lojë dhe si na mbështetën tifozët tani? Pra, duke luajtur në shtëpi jemi sfiduar, a dëgjuam mijëra tifozë të Milanit që shkuan atje, te Diego Armando Maradona? Është një gjë e pabesueshme”, ishte vajtimi i tij.
/GazetaBlic Sport/


