Profesori Nexhmedin Spahiu, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e humb rastin e mire në dialog.
“Qeveria e Kosovës po humb shumë rast të mirë derisa Vuçiq përpiqet të blejë kohë, ajo (Qeveria e Kosovës) nuk do të duhej të ndalej, ishte dashur të kryejë disa punë në veri të cilat i kanë lënë përgjysmë…kur e fillon një punë duhesh me dërgu deri në fund”, ka thënë Spahiu.
Spahiu ka thënë se kanë ngelur pa u bërë edhe disa procese në veri të Kosovës.
“Hapja e urës së Ibrit, ndërtimi i xhamisë së Ibrit, hapja e një shkolle shqipe atje, pra janë punë për integrimin e komunitetit. Ka mundësi të punohet, nuk po punohet”, ka thënë profesori.


