Lajme

Spahiu: Kurti do t’i mbledhë votat për konstituimin e Kuvendit në mbledhjen e radhës

04/16/2025 14:13
nga:Sh R

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, ku thotë se deri në mbledhjen e radhës Kurti do të arrij ti mbledh votat e nevojshme, raporton GazetaBlic.

Spahiu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se në seancen e djeshme ishte një arrogancë e jashtëzakonshme, ku thekson se kishte deputet të Kurtit që munguan në këtë seancë.

Ndër të tjera ai thotë se Kurti do ti rregullojë punët mirë me gjithë ata të cilët do ti përfshijë në koalicionin e tij qeverisës.

“Deri në mbledhjen e radhës të Parlamentit të Kosovës besoj se Kurti do të arrij ti mbeldh votat e nevojshme dhe të jetë më i kujdesshëm për këto në mënyrë që të konsituoj parlamentin dhe qeverinë e tij. Ishte një arrogancë e jashtëzakoshme në mbedhjen e parë të Kuvendit ku edhe deputetë të partisë së tij mungonin në këtë seancë konstituive, në ndërkohë që numri i votave të cilët ai i posedon për ti formuar institucionet dhe qeverinë është tejet neteteik. Besoj se tani do ti rregullojë punët mirë me gjithë ata të cilët do ti përfshijë në koalcionin e tij qeverisësë dhe do të mund ta formoj qeverinë dhe do të mund të konstituohet parlamenti”, tha Spahiu për GazetaBlic.