Lajme

Sovraniteti i Albin Kurtit!

06/08/2023 18:32
nga:Hisen Berisha

Shkruan: Hisen Berisha

A po rrezikojmë futjen e Veriut të vendit, dhe lokalitetet e banuara me komunitet serb, nën protektorat ndërkombëtar të veçantë?

Pas deklarimit të Kryeministrit, se është nën presion e trysni, pyes vetën, nëse Kryeministri Kurti ka një presion jo politik, që ta pranon asosacionin në versionin e tij si “alternativë e re” në Republikën e tretë, të 14 Shkurtit ’21, si ditë çlirimi!?

Pyes vetën po ashtu, se mos ky presion, vije nga lehtësuesit evropian të dialogut, e ky presion të ndërlidhet me afera të penalizueshme si, korrupcioni në energjetikë e diplomaci, pastaj me vrasjet e pa zbardhura, si u motivuan dhe nga kush, që tashmë janë bërë përmbajtje e raporteve vlerësuese ndërkombëtare.
Peng tjetër padyshim që janë marrëveshjet antikushtetuese që ka bërë që nga ardhja në qeverisje e deri me tani, përfshi kumulativisht planin, aneksin, statutin e Beogradit për “Republikën Autonome Serbe”, në Veri.

Por, forma e presionit në trajtën e luftës speciale politike, mund të jet edhe e kunderta e veprimit e bërjes, me mos veprim e prestim.

Ketë dilemë e kam ngase disa emisarë, dinë të zbulojnë atë që ne se duam.

Zoti Kryeministër, mos e themelo “Republikën Autonome Serbe”, si zajednicë me vet menaxhim apo vet drejtim!

Por, bëje të ditur, atë që po të bëhet, e për çka po të bëhet presion Kryeministër, ta dijnë edhe populli çfarë presioni ke?!

Kështu, mund ti hapni rrugën një ekipi qeverisës gjithëpërfshirës, që mund ti përmbyll temat e hapura në dëm të vendit.

Dua ti shtoj kësaj situate edhe rrezikun që tani e tutje po më brengosë, për çka edhe po iu drejtohem Kryeministrit, të na’e bëj të ditur se, a jeni i sigurtë që në mënyrë graduale Veriu i vendit, dhe lokalitetet e banuara me komunitet serb, nuk po rrezikojnë të futet nën protektorat ndërkombëtar 100%?

Kjo, edhe krijon parakushte për pëmbushjen e kauzës së Albin Kurtit 100% por, edhe mundësinë ti thuhet pastaj Albinit shko “theje qafën me shqiptarë dhe merruni me vetvetën”!

Nga ajo që po shihet si mirazh i diplomacisë ndërkombëtare ndërmjetësuese, pra po duket një shpalosje e projektit për futjen nën protektorat ndërkombëtar “de facto” të Veriut dhe lokaliteteve serbe, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Ky është sovraniteti Albin Kurtit!

Kurse pasojat tjera vijnë pastaj, nëse nuk vepron spektri politik dhe opzita bashkë me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtar, me theks Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta ndalin ketë rrezi, që po kercënon integritetin e sovranitetin politik të vendit, duke e ndalur ketë qeverisje.