Sporti

Southgate: Nëse Anglia nuk arrin gjysmëfinalen e EURO2020, do të jetë një dështim

06/02/2021 19:06
nga:Lorik J

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se nëse nuk arrin në gjysmëfinale në Euro 2020 do të konsiderohet si një dështim.

Tre Luanët arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 dhe këtë vit synojnë finalen në Euro2020, duke marrë parasysh që ndeshja finale luhet në Wembley, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur nëse diçka më pak sesa arritja në gjysmëfinale do të konsiderohej një dështim, Southgate u përgjigj: “Po, do të jetë dështim nëse ndodhë.”

“A jemi gati të fitojmë? Epo, kemi qenë në dy gjysmëfinale kështu që hapi tjetër është të përpiqemi të shkojmë më tej”, shtoi Southgate.

/GazetaBlic Sport