Sporti

Southgate flet pas fitores ndaj Kroacisë: Më impresionoi ky lojtar

06/13/2021 17:47
nga:L J

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D.

Anglia ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në kampionatin evropian, Euro2020.

Golin e vetëm në këtë sfidë dhe të fitores për ekipin e Gareth Southgate e realizoi sulmuesi Raheem Sterling.

Pas ndeshjes, Gareth Southgate u shpreh tejet i lumtur për fitoren e kombëtares së tij në këtë duel.

“Është bukur që ua kemi dhënë tifozëve tanë dhe vendit tonë një pasdite vërtet të kënaqshme. Që nga fillimi lojtarët luajtën mirë”, tha fillimisht Southgate për BBC One.

“”Kishte momente kur tempo ra për shkak të nxehtësisë, por shumica e lojës ne ishim në kontroll dhe nuk i dhamë Kroacisë shumë mundësi dhe ne dukeshim të rrezikshëm. Kalvin Phillips është një lojtar që është shumë i nënvlerësuar. Ai ka pasur një start fantastik në karrierën e tij ndërkombëtare. Mendova se ai ishte jashtëzakonisht i mirë gjatë gjithë lojës – siç ishin të gjithë – dhe unë jam shumë i kënaqur për Raheem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport