Lajme

Sot vranët, fundjava me borë në Kosovë

01/27/2023 07:37
nga:Astrit Gashi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3 gradë Celsius.

Edhe gjatë fundjavës parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.