Lajme

Sot vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

06/03/2022 08:42
nga:Astrit Gashi

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit.

Kështu ka bërë të ditur avokati i njërit nga të dyshuarit në këtë rast, Musa Damati.

Ai tha për Ekonomia Online se në seancën e sotme pritet të ketë dëshmitarë të rëndësishëm.

“Sot në ora 09:30 n Departamentin Special pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë vazhdon seanca gjyqësore në rastin Ivanoviq, mund të ketë dëshmitarë të rëndësishëm si dhe kemi të dhëna të reja të cilat mund t’i shpalosim pas seancës në prononcim për ju”, ka thënë Damati.

Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.