Lajme

Sot vazhdon dezinfektimi hapësinor në kryeqytet

07/03/2024 14:23
nga:G C

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të vazhdojë dezinfektimi hapësinor në kryeqytet.

Sipas planit dinamik të operimit të dezinfektimit, sot në radhë janë lagjja Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mati, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re.

“Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës sot nuk do të ketë shi, andaj sot do të vazhdojmë me ditën e 4 të dezinsektimit.

Poashtu, këtë vit në planin dinamik të operimit të dezinsektimit shtohen edhe Truda dhe Lebana, përkatësishtë në ditën e 6”, thuhet në njoftimin e Komunës.