Lajme

Sot policët në veri po hanë shujta të nxehta

09/22/2021 10:26
nga:Gazeta Blic

Lajmi se policët që po qëndrojnë në veri po ushqehen vetëm me jogurt e pashteta bëri bujë duke e konsideruar atë dietë si jodinjitoze për forcat policore të Republikës.

Sot siç duket ushqimi ka ndërruar. Në fotografitë poshtë shihen pjestëtarët e njësive policore duke u ushqyer me shujta të nxehta.

Në mëngjes kryesisht po shërbehen shujta të ftohta, të pasuara nga ato të nxehta në drekë. Policët atje kanë një kabinë ku me ndërrime hanë ushqimin gjatë vakteve.

Ndryshe, pas lajmit për ushqimin jocilësor, disa qytetarë e biznese u kujdesën personalisht që t’u dërgojnë ushqim forcave të njësiteve speciale që po qëndrojnë në pikat kufitare në veri.