Lajme

Sot pa kolona testimi i unazës njëkahëshe në Prishtinë

04/24/2022 16:07
nga:Astrit Gashi

Edhe gjatë ditës së sotme po vazhdon testimi për shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna e Prishtinës.

Për dallim nga dita e djeshme, sot ka pasur më pak kolona nëpër rrugët e qytetit.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i kësaj unaze do të përfundojë sot në ora 17:00.