Prishtina Weather ka njoftuar se kjo javë do të jetë me mot tipik dimëror, ftohtë, vranësira dhe kohëpaskohe do të ketë edhe reshje të dobëta dëbore.
Rrymimet e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, gjatë kësaj jave edhe do të sjellin kushte të një moti tipik dimëror.
Do të mbajë mot i ftohtë, me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, kryesisht ditën e hënë dhe të martë.
Reshjet e borës më shumë priten nga rrafshi i Kosovës, derisa nga Dukagjini do të ketë edhe intervale me diell. Më shumë kushte për borë paraqiten në vise malore.
Njoftimi i plotë:


