Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

04/23/2026 08:27
nga:Y I

Sot me fillim nga ora 09:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Bëhet e ditur se në rendin e ditës janë tri pika kryesore.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.