Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

06/17/2020 07:09
nga:E Sh

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në ora 14:00 për të shqyrtuar një sërë projektligjesh, por edhe çështje të tjera.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit shqiptar,
Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Propozimi i GP Nisma Socialdemokrate për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
Interpelancë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

09/22/2020 11:20

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit të Kosovës