Lajme

​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

02/25/2022 08:55
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti do të mbledh sot ministrat e Qeverisë së tij, me fillim nga ora 10:30.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit. Për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë, gazetarët, kameramanët dhe fotografët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

Kurti merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian