Sporti

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është kandidati i vetëm

04/06/2022 08:23
nga:Mergim Rreci

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot (e mërkurë) nga ora 11:00.

Kuvendi do të mbahet në ambientet e FFK-së, përcjell GazetaBlic Sport.

FFK-ja ka njoftuar ditën e djeshme se vetëm një medium do të lejohet që të jetë i pranishëm në sallën ku do të mbahet Kuvendi, i cili do të transmetohet drejtpërdrejte në Art Motion dhe faqen zyrtare të federatës, gjë për të cilën ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të lejohet edhe pjesëmarrja e mediave tjera.

Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.

Vokrri kishte dërguar lëndën në Gjykatë, por kjo e fundit nuk ndryshoi asgjë nga vendimi fillestar i marrur nga institucioni më i lartë i futbollit tonë.

GazetaBlic Sport do të ju infromojë në vazhdimësi për rrjedhën e këtij Kuvendi.