Lajme

Sot Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

02/29/2024 07:10
nga:Y I

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe në rend të ditës është “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.