Lajme

Sot ftohtë, në mbrëmje reshje shiu dhe bore

01/20/2022 07:05
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.