Sporti

Sonte, përballja e titullit kampion: Ronaldo apo Benzema, spektakël i madh në fushë

05/12/2026 09:05
nga:Mergim Rreci

Al Nassr dhe Al Hilal, një përballje që pritet të vendosë fatin e titullit kampion sonte në Arabinë Saudite.

Në qendër të vëmendjes është padyshim Cristiano Ronaldo, i cili synon trofeun e tij të parë kampion në Arabinë Saudite që prej transferimit te Al Nassr. Ylli portugez ka zhvilluar një tjetër sezon fantastik në aspektin individual, por objektivi i madh mbetet kurorëzimi me titull, transmeton GazetaBlic Sport.

Për Al Nassr kjo ndeshje shihet si momenti vendimtar i sezonit. Nëse skuadra arrin të fitojë ndaj rivalit direkt, atëherë rruga drejt titullit do të hapet ndjeshëm dhe shanset që Cristiano Ronaldo të shpallet kampion do të rriten maksimalisht, për të mos e cilësuar si punë të kryer.

Nga ana tjetër, Al Hilal synon të prishë ëndrrën e rivalëve dhe të ruajë dominimin në futbollin saudit, i cili do të ishte poashtu titulli i parë për Karim Benzeman me fanellën e këtij ekipi.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe premton spektakël të jashtëzakonshëm, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Al Nassr: Bento; Yahya, Martinez, Al-Amri, Al Ghanam; Mane, Brozovic, Al-Khaibari, Coman; Ronaldo, Felix

Al-Hilal: Bono; Al-Harbi, Akcicek, Tambakti, Hernandez; Milinkovic-Savic, Kanno, Neves, Al-Dawsari; Malcom, Benzema

/GazetaBlic Sport/