Sporti

Sonte ndeshja ndaj Japonisë, Ancelotti për Neymarin: Mund të luajë më shumë, është në top formë!

06/29/2026 12:39
nga:Genita C

Sonte Kombëtarja e Brazilit luan ndeshjen ndaj Japonisë, e vlefshme për eliminim direkt nga Kupa e Botës.

Trajneri, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes, shkruan Indeksonline

Ai foli për ndeshjen dhe për Neymar Jr.

“Neymar mund të luajë më shumë se 15 minuta. Ai është në top formë”, u shpreh Ancelotti

Ndeshja mes Brazilit dhe Japonisë zhvillohet nga ora 19:00.