Lajme

Sondazhi i Klan Kosovës: Arben Vitia e Daut Haradinaj në balotazh

10/06/2021 23:42
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka qenë i ftuar sonte në një debat televiziv ku ka shpalosur planin e tij për Prishtinën.

Duke folur për prioritetet e tij qeverisëse në rast se vjen në pozitën e kryetarit të Komunës, Haradinaj ka thënë se zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin, formimi i Policisë Komunale dhe pranimi teknik i mbi 44 mijë njësive banesore në Prishtinë do të jenë çështjet e para të cilat do t’i implementojë si kryetar.

Ndërkaq, në sondazhin e realizuar përgjatë emisionit, në pyetjen shtruar shikuesve se kush do ta fitojë Prishtinën, Arben Vitia ka dalur i pari në përqindje, i ndjekur nga Daut Haradinaj, respektivisht, 43% Vitia i ndjekur me 34% nga Daut Haradinaj. Ndërkaq kandidatët e tjerë, Përparim Rama dhe Uran Ismaili me një numër shumë më të ulët në përqindje.