Sporti

Solskjaer: Nuk kam dashur të tregoj mosrespekt ndaj Romës

04/28/2021 19:27
nga:L J

Solskjaer ka sqaruar deklaraten e tij të mëparshme ku kishte deklaruar se duhet të përsëritet performanca e 2007, ku Manchester United kishte mposhtur Romën me rezultat 7-1.

Fansat e Romes kishin reaguar pas kësaj deklarate duke thënë se ai nuk e njeh Romen mirë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kjo ishte menjëherë pas ndeshjes, unë vetëm u lehtësova që kishim kaluar tutje. Unë i kam parë ata, por nuk i kam analizuar në thellësi për t’i dhënë respekt të mjaftueshëm“, tha Solskjaer.

“Roma është një klub fantastik. Unë kam një fanel të Tottit dhe një të De Rossit që i ndërrova me ta! Ne i kemi analizuar që nga ajo kohë. Ne jemi gati për ta. Nuk mendova të deklaroj mosrespekt“, tha ai.

/GazetaBlic Sport/