Lajme

Sokol Haliti tregon se me kë do të jetë bashkëpunimi i parë në balotazh, për kryetar të Vitisë

10/25/2021 12:55
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Vitisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sokol Haliti, duke komentuar rezulatin zgjedhor të 17 tetorit, deklaron se bashkëpunimi i tyre i parë do të jetë me qytetarët, shkruan Gazeta Blic.

Haliti, i cili është edhe kryetar aktual i Vitisë duke mos dashur të shpalos detaje për koaliconet e mundshme në këtë komunë, thotë se qytetarët janë të mirëpritur për bashkëpunim.

“Ju kemi betuar qytetarëve dhe bashkëpunimi i parë do të jetë me qytetarët, ata janë të mirëpritur për bashkëpunim”, deklaron Haliti për Gazeta Blic.

Sokol Haliti i LDK-së ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Vitisë 41.78%.

A do të bëjë Vetëvendosje koalicion në Podujevë?! Shpejtim Bulliqi ‘zbulon’ detaje