Lajme

A do të bëjë Vetëvendosje koalicion në Podujevë?! Shpejtim Bulliqi ‘zbulon’ detaje

10/25/2021 11:23
nga:Q R

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, pas rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, thotë se janë duke bërë një analizë, të asaj se çfarë i ka ndodhur votës në përgjithësi, shkruan Gazeta Blic.

Bulliqi, i cili është edhe kryetar aktual i Podujevës thotë për ‘Gazeta Blic’, se brenda partisë akoma  nuk kanë diskutuar rreth vijave të kuqe apo koalicioneve të mundshme.

“Ne ende nuk jemi takuar me diskutu rreth vijave të kuqe as koalicioneve të mundshme, jemi duke bërë një analizë të asaj çfarë i ka ndodhur votës në përgjithësi dhe pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë tutje”, thotë Bulliqi.

Ndryshe pas publikimit të rezultateve nga KQZ, Shpejtim Bulliqi, është radhitur i dyti në listë me 16.338 vota ose 44.00 %. Derisa listës i prin Ekrem Hyseni nga radhët e LDK-së me 16.451 të votave, 44.30%.

Kur pritet të nisin punën kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe cilat janë procedurat- Gazeta Blic sjell detaje (dokument)