Lajme

Smajl Latifi: Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmë të mëdha në Rahovec!

09/17/2022 12:11
nga:Y I

Reshjet e shiut kanë vazhduar që mbremjen e djeshme dhe kanë vijuar edhe sot në orët e para të mëngjesit.

Ato kanë shkaktuar përmbytje, vërshime dhe dëme në qytete të ndryshme të Kosovës.

Dy qytetet më të prekura janë Rahoveci dhe Gjakova.

Kruyetari i Rahovecit, Smajl Latifi, duke folur për “Gazeta Blic” rreth situatës së krijuar, tha se dëmet në këtë komunë janë shumë të mëdha.

Latifi theksoi se dëme ka në amviseri, në biznese, në stalla në bujqësi dhe në infrastrukturë publike

“Momentalisht ka fillu të stabilizohet gjendja sepse reshjet janë ndërprerë. Nëse reshjet vazhdojnë me intensitet të lartë atëherë dëmet do të jenë edhe më të mëdha.Dëmet janë shumë të mëdha, në amviseri, në biznese, në stalla në bujqësi në infrastrukturë publike. Ka përmbytje në zona të ulta, në disa fshatra”

“Po presim momentalisht që të vijë Ministri i Pushtetit Lokal. Ne jemi duke u përball me kete situatë prej orëve të hershme të mëngjesit me krejt potencilain që e kemi si komunë” tha Latifi për “Gazeta Blic”

 

Vërshime të mëdha në Rahovec

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton çarje të thellë të tokës në Nagac të Rahovecit