Sporti

Skuadrat arabe kërkojnë yjet, Zaniolo ‘target’ i Al-Hilal

07/08/2023 19:10
nga:E K

Klubet nga Arabia Saudite vazhdojnë të qëndrojnë fuqishëm në garë në këtë merkato.

Mediet italiane raportojnë se së fundmi sirenat arabe janë “dëgjuar” edhe për Nicolo Zaniolon.

Al-Hilal është klubi që ka kërkuar shërbimet e Zaniolos, ndërsa klubi turk që ka në pronësi kartonin e sulmuesit, Galatasaray ka rënë dakord që ta lërë 24-vjeçarin të lirë për 35 milionë euro. Shifër kjo që Al-Hilal nuk do ta kishte të vështirë ta paguante.

Ndërkohë interes për Zaniolon kishte shfaqur së fundmi edhe Juventus, por duket se e ardhmja e italianit është më afër Arabisë Saudite.