Klubi kroat Vukovar 1991 ka marrë një vendim të duhur për të ndërprerë kontratën e portierit 18-vjeçar Srdjan Nedic për shkak të sjelljes së tij në rrjetet sociale.
Portieri i ri duhej të ishte në portë për ndeshjen e ardhshme kundër Dinamo Zagreb, pasi portieri titullar Antonio Djakovic u lëndua. Në vend të kësaj, klubi njoftoi ndërprerjen e menjëhershme të kontratës së Nedic, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas mediave kroate, arsyeja për masën është fakti se lojtari ndiqte faqe në Instagram me përmbajtje që lidheshin me simbolikën çetnike dhe temat nacionaliste propaganduese. Përveç kësaj, postimet në profilin e tij personal tregojnë se ai është një mbështetës i Crvena Zvezdës, poashtu njëra nga faqet që ai ndjekte, e mbane hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.
“HNK Vukovar 1991 dëshiron të informojë publikun se menjëherë pasi u identifikuan veprime që nuk përputheshin me standardet e klubit tonë, kontrata me Srdjan Nedic u ndërpre”, tha klubi në një deklaratë zyrtare.
/GazetaBlic Sport/


