Sporti

Skuadra e Shkupit reagon ashpër, njëri nga futbollistët më të rëndësishëm nuk merr vizë për ndeshjen ndaj Hegelmann

07/12/2023 15:15
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Shkupit ka ardhur me reagim të ashpër pak para ndeshjes ndaj Hegelmann.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut ka reaguar pasi që futbollisti Walid Hamidi ende nuk ka marrë vizë udhëtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi tha se është lënë i vetëm në përpjekjet për të bërë diçka në këtë drejtim, madje nuk është ndihuar as nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“FC Shkupi është ekip i këtij vendi. Ne si klub përfaqësojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Evropë. Kur jemi vetëm një ditë para ndeshjes së parë në kuadër të Ligës së Konferencës, ende nuk kemi marrë vizë udhëtimi për një nga lojtarët tanë më të rëndësishëm, Walid Hamidi.

Fatkeqësisht, jemi lënë të vetëm në përpjekjet tona për t’u marrë me këtë problem prej ditësh. Në ndihmë nuk na ka dalës as Federata e Futbollit të vendit tonë, e as ndonjë zyrtarë tjetër. Për të zgjidhur këtë problem, është përfshirë Federata e Futbollit të Lituanisë dhe UEFA, por ende nuk kemi marrë rezultat pozitiv, duke mbetur edhe një herë pa përkrahje nga vendi ynë.

Duhet ditur dhe kuptuar mirë, se qëllimi i krijimit të Federatës së Futbollit është t’i shërbejë futbollit dhe klubeve të futbollit. U bëjmë pyetje autoriteteve, a është e drejtë që të lihet i vetëm një klub në një moment të tillë shumë të rëndësishëm?

Si rezultat i çdo arritjeje në Evropë, suksesi është edhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk po arrijmë ta kuptojmë, se pse një futbollisti nuk i jepet viza për të udhëtuar në një ndeshje futbolli”, thuhet në reagim.

/GazetaBlic Sport/