Një ndeshje shumë interesante na pret sonte në Turqi.
Skuadra e Milot Rashicës, Galatasaray do të përballet me skuadrën e Konyaspor, atje ku luan reprezentuesi tjetër kosovar, Zymer Bytyqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me Bytyqin që luan nga minuta e parë për mysafirët, kurse Rashica është në bankën rezervë të Galatasaray, por pritet të ketë disa minuta.
Duhet cekur që së bashku me Bytyqin në formacion tek Konyaspor është edhe reprezentuesi shqiptar, Endri Çekiçi.
Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që zhvillohet në ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/


